Merr fund pritja 9-vjeçare/ Elbasani rikthehet në elitën e fubollit shqiptar
Kjo është festa legjitime e Elbasanit, që rikthehet në superligën shqiptare, pas një pritje që zgjati plot 9-vite. Ekipi verdheblu triumfoi minimalisht ndaj Apolonisë, duke siguruar matematikisht ngjitjen një kategoria më lart.
Kur duhen dhe 4 javë deri në përfundim, Elbasani ia doli të krijojë një diferencë prej 15 pikësh me Flamurtarin e vendit të tretë, duke mos lënë asgjë për vlonjatët, të cilët do të duhet të provojnë nëpërmjet Play-Off. Skuadra tjetër që po ashtu do të rikthehet në Superligë është Bylis, që në javën e 29 fitoi ndaj Korabit në shifrat 3-2.
Ballshiotët kanë 67 pikë, 2 më pak se Elbasani, por 13 më tepër se vend ii tretë, që duket se është blinduar me Flamurtarin e Vlorës. Deri më tani, Bylis ka arritur të grumbullojë 21 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje, por skuadra elbasanase, e cila njihet me emrin Akademia e Futbollit Elbasani, e krijuar 2 vite më parë, ka 21 fitore, 6 barazime dhe 2 humbje, duke pasur të drejtën të qëndrojë në krye.
Sa i përket titullit kampion asgjë nuk është vendosur, pasi ka ende ndeshje në dispozicion, teksa kujtojmë se Bylis dhe Elbasani do të ndeshen me njëra-tjetrën në javën e fundit, që me gjasa do të konfirmojë edhe kampionin, nëse deri atëherë nuk do të ketë hapa fals.
LEXONI GJITHASHTU:
Haaland, nga golat në fushë te viralet në internet
Teuta prezanton futbollistin Esat Mala, vjen pas aventurës te Vllaznia
Presidenti i Ekuadorit shpall të premten ditë feste kombëtare pas fitores me Gjermaninë
- 08:09 SHBA nis sulme ajrore ndaj Iranit, Trump: Goditën me dron anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar