Srebrenica do t’i riemërtojë rrugët duke injoruar gjenocidin
Anëtarët serbë të Këshillit Komunal të Srebrenicës kanë votuar për riemërtimin e shumë rrugëve të qytetit, për t’i nderuar viktimat serbe të luftës, por duke e injoruar njëkohësisht masakrimin e 8.000 burrave dhe djemve boshnjakë më 1995.
Me gjithë kërkesat ndërkombëtare për ta rishqyrtuar planin dhe pas bojkotit nga anëtarët boshnjakë të këshillit, propozimi për riemërtimin e 25 rrugëve në Srebrenicë dhe fshatin fqinj, Skelani, u miratua më 15 prill.
Ky vendim është cilësuar nga kritikët si tentim i radhës për ta fshirë historinë e mizorisë më të madhe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.
Sipas planit, një shesh dhe një pjesë e një rruge është riemërtuar “Republika Sërpska”, për nder të emrit të entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës. Një rrugë tjetër do të riemërtohet në emër të një komandanti kontrovers serb nga Lufta e Parë Botërore.
Masakra e korrikut 1995, e cila u krye nga forcat serbe të Bosnjës, është shpallur gjenocid nga ish-Gjykata Penale Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Deri tani, më shumë se 50 njerëz janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë.
Radovan Karaxhiç, presidenti i parë i Republikës Sërpska [1992/1995], entitetit kryesisht serb i cili bashkë me federatën boshnjake dhe atë kroate e përbëjnë Bosnjën, u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera, përfshirë në Srebrenicë.
Komandanti i ushtrisë së Republikës Sërpska në atë kohë, Ratlko Mlladiç, po e vuan një dënim me burgim të përjetshëm për gjenocid po ashtu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta