A do shpallet Serbia shtet gjenocidal? Çfarë mund të ndodh në OKB më 17 prill
Dokumenti që është ende në fazë diskutimi synon të ndaloj mohimin e krimeve nga ana e serbëve.
Krimet e serbe gjatë luftërave në Ballkan do të diskutohen sërish në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Më 17 prill në një takim të mbyllur në OKB do të merret në shqyrtim një projekt rezolutë që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.
Në korrik të vitit 1995 forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djemë myslimanë, pasi i grumbulluan me herët në një kam përqendrimin. Masat cilësohet si krimi me i madh me natyre raciste që pas luftës së dytë botërore.
Kjo masakër është quajtur gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë. Por edhe pse bëhet fjalë për një krim të ndodhur pak vite më parë, në Serbi kjo ngjarje mohohet ose relativizohet. Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik ka mohuar shpesh herë që serbët të kenë kryer krime ndaj civilëve.
Mohimi i gjenocidit është kthyer në një problem për shoqërinë serbe, e cila gjatë viteve të fundit pretendon se ajo është pala më e dëmtuar nga luftrat në Ballkan dhe jo shtetet e tjera që kanë me dhjetëra mijë civilë të vrarë.
Rezoluta përfundimtare ende nuk është miratuar dhe pritet që dokumenti të miratohet në fund të muajit maj.
Projektrezoluta e OKB-së bën thirrje për dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë dhe u kërkon anëtarëve të OKB-së që t’i ruajnë faktet e vërtetuara dhe të zhvillojnë programe të përshtatshme përmes sistemeve të tyre arsimore, në mënyrë që të parandalojnë ngjarje të tilla në të ardhmen.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 15:50 Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit
- 15:47 Izraeli dhe Libani rifillojnë bisedimet e paqes, por a do të zgjasë armëpushimi?
- 15:43 Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së miraton projektligjin për të bërë të përhershme orën verore
- 15:40 SHBA-ja sulmoi qytetet portuale të Iranit, teksa Parlamenti iranian miratoi projektligjin për kontrollin e Hormuzit
- 15:31 I infektuar me Ebola, pacienti amerikan mbërrin në Gjermani për trajtim mjekësor
- 15:29 Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko