Shirat e rrëmbyer dhe rrufetë i marrin jetën të paktën 36 personave në Pakistan

15 Prill 2024 | 19:20

Të paktën 36 persona, kryesisht fermerë, janë vrarë nga shirat e dendur dhe rrufetë në të gjithë Pakistanin gjatë tre ditëve të fundit, thanë zyrtarët sot, pasi autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në jugperëndim të vendit.

Shumica e vdekjeve ndodhën kur rrufeja goditi fermerët që korrnin grurë dhe shiu shkaktoi shembjen e shtëpive në provincën lindore të Punjab, tha Arfan Katia, zëdhënës i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të provincës, raportoi AP.

Ai tha se gjatë kësaj jave priten më shumë reshje. Shiu goditi edhe kryeqytetin Islamabad.

Gjatë fundjavës, shtatë persona u vranë në provincën jugperëndimore të Balochistanit, ndërsa tetë njerëz vdiqën në provincën veriperëndimore të Khyber Pakhtunkhwa, e cila kufizohet me Afganistanin.

Shiu përmbyti rrugët në qytetin veriperëndimor të Peshawar dhe Quetta, kryeqyteti i Balochistanit, ku autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz....
22:08 | 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10...
21:41 | 03/07/2026