Amnesty International thirrje Pakistanit ta ndalë dëbimin e grave dhe vajzave afgane

28 Mars 2024 | 19:07

Amnesty International i ka bërë thirrje Pakistanit ta ndalë dëbimin e qindra mijëra grave dhe vajzave afgane në shtetin fqinj, Afganistan.

“Dëbimi i refugjatëve afganë nga Pakistani do t’i vërë në rrezik të madh gratë dhe vajzat”, shkroi zyra e Amnesty në Azinë Jugore në rrjetin social X më 27 mars.

Thirrja e grupit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut vjen pasi Pakistani e ka nisur fazën e re të dëbimit të refugjatëve afganë.

Islamabadi synon t’i detyrojë rreth 850.000 refugjatë afganë pa dokumente të kthehen në vendin e tyre muajin e ardhshëm, nëse ata nuk e bëjnë këtë gjë vullnetarisht.

Prej tetorit, Pakistani i ka dëbuar tashmë më shumë se 500.000 afganë, të cilët nuk kishin dokumente të duhura për të qëndruar në këtë vend.

Refugjatët afganë duke u kthyer në Afganistan nga Pakistani, 31 tetor 2023.

“Kthimi me forcë është shkelje serioze i të drejtave për arsimim, punësim, lëvizje dhe në disa rase, bën që ata të jenë të rrezikuar nga dhuna e pashmangshme”, tha Amnesty, shkruan REL.

“Qeveria e Pakistanit duhet ta ndalë plotësisht dëbimin dhe të ndërmarrë masa për sigurinë e grave dhe vajzave afgane”, shtoi ky grup.

Pasi u rikthye në pushtet në gusht 2021, qeveria islamiste talibane në Afganistan ua ka ndaluar vajzave adoleshente dhe grave arsimimin. Grave u është ndaluar gjithashtu edhe punësimi në shumicën e sektorëve.

Gratë afgane duhet patjetër edhe të veshin hixhab – një mbulesë kokë e këmbë – në publik.

Talibanët ua kanë kufizuar skajshëm lëvizjen grave dhe ato detyrohen të shoqërohen nga një familjar burrë kur dalin nga shtëpia.

“Nëse dëbohen, këto gratë dhe vajzat do të përballen me shtypje të të drejtave për arsimim, punë, liri të lëvizjes dhe të tjera”, tha Amnesty.

Pakistani nuk ka ligj i cili mundëson marrjen e statusit të refugjatit. Ai nuk është nënshkrues e Konventës së OKB-së nga viti 1951 për statusin e refugjatëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026