Protestë në Prishtinë pas vrasjes së 21-vjeçares në qendrën sociale
Dhjetëra qytetarë marshuan të hënën pasdite në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, duke bërë thirrje për ofrimin e sigurisë për vajzat dhe gratë, pas vrasjes së një gruaje 21-vjeçare ditë më parë në qytetin e Ferizajt.
Gruaja 21-vjeçare u vra më 12 prill brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në qytetin juglindor të vendit, Ferizaj, ndërsa u plagos edhe vëllai i saj 15-vjeçar, shkruan REL.
Një 36-vjeçar, që besohet se është ish-bashkëshorti i viktimës, është arrestuar dhe paraburgosur nga autoritetet si i dyshuari për vrasjen.
Qytetarët mbajnë një baner me mbishkrimin: “Siguri për vajzat dhe gratë”, teksa marshojnë në Prishtinë të hënën më 15 prill, pas vrasjes së një 21-vjeçareje në Ferizaj ditë më parë.
Në marshin e organizuat nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist, protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si “Siguri për vajzat dhe gratë”, “Armiku ynë është patriarkati”, “Edhe sa thirrje të humbura”.
Ata bënë thirrje për siguri për vajzat dhe gratë teksa marshuan nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, para së cilës protestuan.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur