Ditë historike për Kosovën/ Kreshnik Ahmeti: Si do të votohet në Këshillin e Evropës
Këshilli i Evropës ka njoftuar se sot do të fillojë Asambleja e Këshillit të Evropës, e cila do të zgjasë deri të premten e 19 prillit.
Në mesin e pikave për diskutim është edhe ai për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, për të folur për këtë çështje ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, Kreshnik Ahmeti zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë.
Sipas tij vendet me skepticimin më të madh lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës janë ato vende që nuk kanë marrëdhënie diplomatike me të. Por megjithatë ai u shpreh se ekziston mundësia që edhe disa vende të cilat nuk janë dhe demokratike të jenë kundër, pavarësisht se mund të kenë marrëdhënie diplomatike.
“Vendet që ende nuk kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën janë ato që kanë skepticizëm më të madh. Por karakteristikë e asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës është se kemi 300 deputetë, të cilët jo domosdoshmërish janë të lidhur me udhëzimet që vijnë nga ministritë e punëve të jashtme apo me qeveritë e vendeve.
Kjo në të shumtën e rasteve është në favorin tonë, por ka edhe raste të deputetëve të partive ekstreme që vijnë nga vende që tashmë kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën, por ata mund të votojnë kundër, pasi ne e dimë që edhe në vendet europiane ka parti të cilat nuk janë dhe aq demokratike.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë