“Shqipëria, më e lira në Europë”- Holendezi që ka vizituar 160 shtete: Ia vlen!
Blogeri holandez Tom Grond, i cili ka vizituar 160 vende të botës, është shprehur se Shqipëria është nga vendet më të lira në Europë.
Komentet Grond i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se njerëzit në vendet perëndimore po kërkojnë alternativa të reja vendesh për të vizituar, të cilët janë më të lirë dhe të pasur me bukuri natyrore.
Ai shtoi se plazhet shqiptare nuk i kishte vizituar ende dhe do të kishte shumë dëshirë që t’i shihte dhe t’u fliste edhe të tjerëve për to.
“Po e vërtetë, ky blog, ky artikull është i vjetër. E kam thënë edhe në TikTok në videot e mia që Shqipëria është një nga vendet më të lira në Europë. Edhe fluturimet nga Europa drejt Shqipërisë janë të lira.
Njerëzit janë mësuar të shkojnë në Budapest, në Pragë, por Shqipëria ia vlen në kuptimin e lekëve që ti harxhon për të shijuar këtë gjë.
Njerëzit sot janë duke kërkuar alternativa dhe për ata që janë në Europën Perëndimore, Shqipëria është e mrekullueshme dhe të mendosh që unë nuk kam parë akoma plazhet tuaja të mrekullueshme dhe t’i tregoja edhe të tjerëve për to”, tha Grond.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë