Vakancat në Gjykatën e Lartë, KLGJ i propozon katër emra presidentit

12 Mars 2021 | 13:03

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar katër emra presidentit të Republikës për në Gjykatën e Lartë. Ata janë Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi.

Sipas KLGJ-së, emrat e mësipërm e kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar, hap ky i cili, pritet t’u përgjigjet nevojave të reja.

“Emërimi i këtyre gjyqtarëve të rinj, të cilët e kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar, është një garanci për përmbushjen me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm te sfidave të reja dhe, mbi të gjitha,  nevojës për të rritur besimin e qytetarëve shqiptarë në sistemin gjyqësor”, thuhet në njoftim.

Gjykata e Larta aktualisht ka tre gjyqtarë të emëruar në mars të vitit 2020 nga radhët e juristëve, kurse emrat e propozuar sot janë nga radhët e gjyqtarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026