Dodik kërcënon Bosnjën: Nëse votohet rezoluta për gjenocidin serb, do shkëputemi

16 Prill 2024 | 16:24

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Miliard Dodik, kërcënon me ndarje të territorit si kundërpërgjigje ndaj rezolutës për Srebrenicën.

Duke mohuar gjenocidin në Srebrenicë, Dodik tha se boshnjakët kanë bërë autogol duke kërkuar miratimi e një rezolute.

Lideri kundërthënës i Republikës Serbe, ka folur edhe për numrin e të vrarëve në gjenocidin e Srebrenicës. Ai ka deklaruar se “askund nuk gjendet numri i serbëve të vrarë”. Sipas tij, në Srebrenicë kanë humbur jetë edhe 2500 serbë.

Ai ka paraqitur planet për shkëputjen dhe ka deklaruar se “ndarja paqësore është zgjidhja e vetme për të gjithë popujt në Bosnjë e Hercegovinë”.

Dodiku edhe javë më parë ka kërcënuar me shkëputje nëse miratohet rezoluta. Ai ka paralajmëruar tubim të madh në Banjallukë. Idetë e Dodik mbështeten jo zyrtatisht nga qeveria serbe. Ndërkohë Dodik cilësohet si një nga aleatët e Vladimir Putin. I Sanksionuar nga SHBA dhe BE, ai vijon të ketë komunikim të rregullt me Kremlinin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026