Orban takon Dodik, kryeministri anti-BE dhe lideri separatist forcojnë bashkëpunimin
Hungaria dhe Republika Serbe e Bosnjës do të punojnë për ta ngritur bashkëpunimin dypalësh në një nivel të ri, pa e bërë këtë në dëm të ndonjë pale të tretë.
Ka qenë ky rezultati i takimit kokë më kokë të zhvilluar mes kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe liderit të sanksionuar të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, të premten në Banja Llukë.
Në fjalën e tij, Orban, deri më tani i vetmi lider evropian që takon Dodik, ka deklaruar se do t’i kushtojë më shumë vëmendje faktorit serb në Ballkan, kur Hungaria të marrë presidencën e BE-së në korrik.
“Gjithmonë i kam mbështetur serbët në politikat ndërkombëtare, pasi kam krijuar bindjen se këto politika nuk janë të drejta”, ka thënë Orban.
Sipas tij, në Bruksel nuk e kuptojnë se Evropës u duhen serbët, “pa të cilët nuk mund të ketë siguri evropiane”, ka vijuar Orban.
Nga ana e tij, Dodik, i cili synon bashkimin e Republikës Serbe me Serbinë, ka vlerësuar qëndrimin e shprehur nga mysafiri i tij.
“Serbët dhe hungarezët duhet të bashkëpunojnë në nivelet më të larta dhe ta bëjnë këtë jo në dëm të ndonjë pale të tretë”, ka thënë ai.
Gjatë qëndrimit në Banja Llukë, Orban, i njohur për lidhjen e ngushtë me presidentin rus Putin, është nderuar nga Dodik me medaljen shtetërore.
Takimi vjen pasi muajin e kaluar, liderët e BE-së ranë dakord të hapnin bisedimet e anëtarësimit me Bosnjën, por deklaruan njëzëri se deri në anëtarësim vendi ballkanas ka shumë punë për të bërë.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
- 13:56 Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez