Kroacia voton, kryeministri në detyrë dhe presidenti në garë për kreun e qeverisë
Në Kroaci po mbahen këtë të mërkurë zgjedhjet parlamentare, që po vënë në provë popullaritetin e kryeministrit Andrej Plenkoviç dhe partisë së tij konservatore në pushtet, të akuzuar nga kundërshtarët për korrupsion dhe nepotizëm.
Bashkimi Demokratik Kroat shpreson ta shfrytëzojë mbështetjen e kahershme që gëzon në vend për pranimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian, përdorimin e euros dhe rritjen e turizmit.
Por qytetarët janë të lodhur nga qeverisja e Bashkimit Demokratik Kroat, e cila ka dominuar politikën e vendit që nga pavarësia e Kroacisë nga Jugosllavia në vitin 1991.
Analistët thonë se skandalet e shumta të korrupsionit, përfshirë emërimin nga kryeministri Plenkoviç të një prokurori të njohur për lidhjet me njerëz të përfshirë në marrëveshje korruptive, mund ta dëmtojnë shumicën e saj.
Rreth 3.7 milionë votues do të zgjedhin mes më shumë se 2,000 kandidatëve. Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00, me rezultatet zyrtare që pritet të publikohen në ditët në vijim.
Sondazhet më të fundit tregojnë se partia në pushtet do të marrë 60 vende në Parlamentin me 151 anëtarë, më shumë se çdo parti tjetër, por jo të mjaftueshme për të qeverisur e vetme.
Rivali kryesor i kryeministrit Plenkoviç është presidenti Zoran Milanoviç, i cili ka deklaruar se do të japë dorëheqjen për t’u bërë kryeministër nëse Partia Social Demokrate merr pushtetin me ndihmën e partive të tjera më të vogla.
Nëse kjo ndodh, atëherë ekzekutivi i ri mund të ndryshojë qëndrimin e vendit për çështjet kryesore si mbështetja për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, pasi presidenti Milanoviç e kundërshton ndihmën për vendin e përfshirë nga lufta.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë