Ndalimi i 5 policëve të Kosovës në Serbi, ambasadori gjerman: E papranueshme!

18 Prill 2024 | 13:09

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde, ka reaguar lidhur me ndalimin e 5 policëve të Kosovës nga autoritetet e Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rohde është shprehur se ndalimi i zyrtarëve të zbatimit të ligjit është i papranueshëm dhe nuk mund të pritet nga një vend kandidat për në BE.

Ai tha se kjo situatë duhet të përfundojë menjëherë dhe sipas tij, politikanët serbë të flasin me bashkëqytetarët e tyre.

“De-përshkallëzoni situatën tani! Ndalimi i 🇽🇰zyrtarëve të zbatimit të ligjit, duke përfshirë serbët, nga 🇷🇸autoritetet është i papranueshëm dhe sigurisht nuk mund të pritet nga një 🇪🇺vend kandidat. Kjo duhet të përfundojë menjëherë dhe ne presim që edhe politikanët serbë të flasin për bashkëqytetarët e tyre!”, ka shkruar Rohde.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026