“Aleatë ngrini zërin”- Osmani: 5 policët tanë po mbahen peng nga një shtet shovinist
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë këtë të enjte në ceremoninë e diplomimit të 446 kadetëve të Policisë së Kosovës.
Në fjalën e saj të mbajtur në ceremoni, Osmani u ndal dhe te ndalimi në Serbi i pesë policëve të Republikës së Kosovës.
Presidentja e Kosovës deklaroi se 5 efektivët po mbahen peng nga një shtet shovinisht. Ajo shtoi se sfidat e sigurisë e bëjnë të nevojshme anëtarësimin e Kosovës në Europol dhe Interpol.
“Kërcënimet dhe rreziqet janë përditshmëri e jona ndaj është domosdoshmëri që Kosova të jetë anëtare e EUROPOL-it dhe INTERPO-it”, tha Osmani
Kryetarja e shtetit në Kosovë u bëri thirrje aleatëve të Kosovës që ta ngrijnë zërin dhe të dënojnë veprimet shoviniste të Serbisë.
“Përderisa vazhdimisht përballemi me sfida të sigurisë, mos të harrojmë edhe në këto momente pesë policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovinist, nga Serbia.
I bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë që ta ngrisin zërin dhe t’i rrisin përpjekjet që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoviniste kundër qytetarëve tanë dhe kundër policisë sonë. Por, jam e bindur që betimi i sotëm dhe të gjithë këta kadetë dhe ky grup multietnik është përgjigja më e fuqishme kundër përpjekjeve të tilla. Në duar tuaja të dashur kadetë qëndron e ardhmja e qytetarëve tanë”, tha Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë