Hulumtimi i IRI: Serbia kërcënimi më i madh në Ballkan
Në tre vende të Ballkanit Perëndimor, Serbia konsiderohet si kërcënimi më i madh, sipas hulumtimit të fundit shumëkombësh të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në Kosovë, qytetarët janë përgjigjur me shumicë absolute prej 83 për qind se Serbinë e shohin si kërcënimin kryesor, në Shqipëri me 36 për qind kurse në Bosnje e Hercegovinë, 27 për qind e qytetarëve, raporton Klankosova.
Ndërkaq, shteti që konsiderohet kërcënim për Kosovën, Shqipërinë e BeH-në, si kërcënimin kryesor e sheh ShBA-në me 36 për qind të qytetarëve, kurse në Mal të Zi kjo shifër për amerikanët shkon në 19 për qind.
Por, në mesin e shteteve që qytetarët e Serbisë i shohin si kërcënim për vendin e tyre është edhe Kosova. 10 për qind e të anketuarve e kanë dhënë këtë përgjigje, duke e renditur vendin tonë në pozitën e tretë për nga kërcënimi që iu kanoset atyre. E në të dytin me 18 për qind, serbët e shohin Shqipërinë si kërcënimin më të madh.
Shqipëria, nga ana e saj, pas Serbisë (36%), si kërcënim kryesor e sheh Rusinë (32%) dhe Greqinë (9%).
Në Mal të Zi, qytetarët janë të ndarë në çështjen se kush është kërcënimi më i madh për shtetin e tyre: 19 për qind e të anketuarve kanë thënë ShBA-ja, kurse 17 për qind e konsiderojnë Rusinë: përderisa 10 për qind mendojnë se Serbia është kërcënimi kryesor për Malin e Zi.
Për 23 për qind të maqedonasve, Bullgaria është kërcënimi kryesor për vendin e tyre, e pasuar nga Rusia me 12 për qind dhe Kosova me 10 për qind.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar