Arrestohen spiunët rusë në Gjermani, planifikonin akte sabotazhi ndaj ushtrisë

18 Prill 2024 | 13:34

Dy të dyshuar për spiunazh, që po komplotonin për të sabotuar ndihmën ushtarake gjermane për Ukrainën, janë arrestuar në landin gjerman të Bavarisë.

Dy personat, me shtetësi të dyfishtë gjermane dhe ruse, u ndaluan në lokalitetin Bajrojth, nën dyshimin se spiunonin për Rusinë – deklaruan prokurorët gjermanë.

Ndaj njërit prej tyre, 39 vjeç, rëndojnë një sërë akuzash si planifikim për vendosje eksplozivi, zjarrëvenie dhe mbajtjen e kontakteve me inteligjencën ruse.

Ai akuzohet gjithashtu se ka luftuar për llogari të forcave të armatosura ruse në lindjen e pushtuar të Ukrainës.

Ndërsa i dyshuari i dytë akuzohet për dhënie ndihme në identifikimin e objektivave për të sulmuar.

Gjermania është donatori i dytë më i madh i ndihmave ushtarake për Ukrainën pas Shteteve të Bashkuara, me 28 miliardë që nga fillimi i pushtimit në shkurt të 2022-shit.

Sipas prokurorëve, i dyshuari kryesor akuzohet se ka diskutuar kryerjen e operacioneve të sabotimit në Gjermani bashkë me kontaktin e tij rus që prej tetorit të vitit të kaluar.

Ai thuhet se kishte zgjedhur me kujdes objektivat e tij, përfshirë komplekse ushtarake amerikane, duke bërë foto dhe video dhe duke ia dorëzuar ato kontaktit rus.

Ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Buschmann tha për mediat se dy arrestimet ishin një tjetër sukses i rëndësishëm hetimor në luftën kundër rrjeteve të spiunazhit të presidentit Putin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026