I dënuar me 12 vjet burg për drogë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

18 Prill 2024 | 14:02

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit në Tiranë e kishte dënuar me 12 vite burg për drogë.

Sipas përllogaritjeve, atij i kanë mbetur për të kryer edhe rreth 7 vite e 5 muaj burg.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Njoftimi i Policisë:

DURRËS- Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit ka rënë në pranga.

Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Eduart Stafhasani. Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 22.02.2024, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet, 5 muaj e 12 ditë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026