12 të vdekur dhe gati 700 raste të reja me COVID-19
Nga rreth 3400 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, 698 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, ndërkohë 12 pacientë të moshave 53-79 vjeç kanë humbur jetën.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 492 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Në total që prej fillimit të pandemisë, Shqipëria numëron mbi 116 mijë raste pozitive me coronavirus ndërsa 2030 persona kanë humbur jetën.
Ditët e fundit ka pasur një rënie të infektimeve që është shoqëruar gjithashtu me rënien e numrit të rasteve aktive nën 35 mijë persona.
Tirana mbetet qarku më problematik pasi ka mbi 23 mijë persona të infektuar me COVID-19. Më pas vjen Fieri me rreth 2500 persona të prekur.
Statistika (13 Mars 2021)
Testime totale 507,956
Raste pozitive 116,821
Raste të shëruara 79,821
Raste Aktive 34,970
Humbje jete 2030
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23379
Fier 2567
Vlorë 1578
Durrës 1656
Shkodër 1332
Gjirokastër 1207
Korçë 886
Elbasan 587
Lezhë 731
Berat 382
Dibër 345
Kukës 320
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.