Basha takime në Lezhë: Mos u dorëzoni, për 40 ditë do të sjellim ndryshim në çdo familje

13 Mars 2021 | 14:03

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar sot takimet elektorale në qytetin e Lezhës. Basha u takua me bizneset lokale dhe pensionistë dhe premtoi dalje nga gjendja ku Lezha ndodhet, menjëherë pas 25 prillit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në qytetin e Lezhës, ku ka zhvilluar disa takime me biznese lokale. I shoqëruar nga kandidatët për deputetë, Marku dhe Gjekmarkaj, kryedemokrati kërkoi mbështetje nga qytetarët dhe bizneset e vogla lezhjane, pasi sipas tij për 40 ditë është duke ardhur ndryshimi i shumëpritur.

“Mos u dorëzoni, edhe 40 ditë, do të sjellim një ndryshim për çdo familje. Ndryshim ekonomik për ju sipërmarrje, por dhe familjet.  Të gjithë bashkë që të fitoj Lezha, Shqipëria, sipërmarrja. 25 prilli është dita e ndryshimit. Një ndryshim krejtësisht ekonomik që ta ndjeni edhe ju si sipërmarrje, por në radhë të parë ta ndiejnë familjet shqiptare. Le të bëhemi të gjithë bashkë më 25 prill për ndryshimin që të fitojë Shqipëria, të fitojnë familjet shqiptare, të fitojë Lezha, të fitojë edhe sipërmarrja”, deklaroi kreu i PD.

Basha e vijoi vizitën e tij në një çift pensionistësh në pamundësi ekonomike, ku tha se sapo të vijë në qeveri do të rikthejë të gjitha të përjashtuarit pa të drejtë nga ndihma ekonomike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026