“Po kërkon të krijoj kaos”- Hoxhaj: Plani i Putin për destibilizuar Ballkanin
Profesori Andi Hoxhaj, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me planin e Rusisë për të shkaktuar destabilizim në Ballkan.
Hoxhaj deklaroi se Moska kërkon që përmes dezinformimit të ul besimin e qytetarëve në rajon te Bashkimi Evropian dhe më pas të shkaktoj kaos.
“Në radhë ta parë kërkon të krijojë dezinformim dhe më pas të krijoj kaos. Kërkon të krijojë dezinformim, të krijoj destabilitet që njerëzit të mos i besojnë institucioneve të Bashkimit Evropian. Po ta shohim në të gjitha sondazhet është ulur mbështetja për Bashkimin Evropian, hiq këtu Shqipërinë de Kosovën, por dhe këtu mbështetja nuk është mbi 90% siç ka qenë më përpara”, tha analisti.
Hoxhaj tha se Putin kërkon që përmes destabilitetit në Ballkan të heqë vëmendjen e perëdnimit nga Ukraina, si dhe të rrisë influencën e perandorisë ruse që kërkon të rikthejë.
“Rusia kërkon të destabilizojë Ballkanin, në radhë të parë për të hequr vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina. Nga ana tjetër kërkon që shumë nga këto vende mos të bëhen krah për Perëndimin dhe ky është objetivi më i madh dhe ndaj kërkon kaos. Kërkon të mabj influencën që ka pasur dikur dhe Putini e ka bërë të qartë që ka objektiva të qartë për të rikthyer ish-perandorinë ruse”, tha analisti.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar