Udhëheqësit e G7 do të diskutojnë shpërthimet gjatë natës në Iran
Udhëheqësit e G7 do të diskutojnë shpërthimet gjatë natës në Iran në ditën e tretë të takimit të tyre 3-ditor në Capri, Itali.
Sipas mediave të huaja, ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, thotë se ka biseduar me ambasadorin e vendit në Iran dhe po “ndiqte zhvillimet”.
Ai shtoi se aktualisht nuk ka “asnjë çështje kritike” për qytetarët italianë që jetojnë në Iran dhe i tha RAI news se G7 dëshironte një “de-përshkallëzimi absolut”.
Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Mélanie Joly, e cila është gjithashtu në takim, tha se ekipi i saj “po monitoron situatën nga afër”.
Udhëheqësit e G7 ranë dakord më parë për të rritur bashkëpunimin në menaxhimin e tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme.
Sulmi në Iran vjen pas sulmit të Teheranit në Izrael me rreth 300 dronë e raketa, shumica e të cilave të rrëzuara nga sistemet mbrojtëse të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor