Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, gjykata jep masat e sigurisë për gjyshin dhe kunatin

19 Prill 2024 | 15:08

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Rexhep Gjuni gjyshin e 3-vjeçarit të zhdukur disa ditë më parë.

“Arrest me burg” është caktuar dhe për Arben Selajn, vëllai i bashkëshortes së Rexhep Gjunit, i cili dyshohet se e ka ndihmuar këtë të fundit në fshehjen e fëmijës.

Ndërkohë që në kërkim janë shpallur gjyshja Bahrie Gjuni dhe Flamur Salaj.

Fëmija iu mor të ëmës nga prindërit e ish-bashkëshortit dhe ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tij

Ishte e ëma e cila bëri denoncimin në polici, ku deklaroi se fëmija iu mor rreth një javë më parë nga prindërit e bashkëshortit të ndjerë dhe nuk iu kthye më.

Vendimi i gjykatës së Durrësit:

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit, të personit nën hetim R.Gjuni, i dyshuar për  kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 e 25 të K.Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim R. Gjuni, atë të “Arresit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit, të personit nën hetim A. Selaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 e 25 të K.Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim A. Selaj, atë të “Arresit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5(pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

EXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026