BE: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është një çështje që nuk duhet të presë më gjatë. Thirrja vjen nga Bashkimi Europian, në 19 prill, datë që përkon me 11-vjetorin e marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Marrëveshja e parë mes të Kosovës dhe Serbisë u arrit 11 vjet më parë kur, më 19 prill 2013, kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçi, nënshkruan për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.
Në këtë kontekst, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një konferencë për media, tha se të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani, duhet të zbatohen.
Stano, foli edhe për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ku tha se kjo çështje është urgjente, në të kundërtën do të ketë pasoja.
Sipas tij, humbësit kryesor do të jenë populli i Kosovës dhe ai i Serbisë.
Stano kujtoi edhe Marrëveshjen e Ohrit, si një histori suksesi sa i përket zbatimit të saj, e për këtë tha se edhe për asociacionin, BE-ja së bashku me partnerët ndërkombëtar, mbeten të qartë me Kosovën se ata duhet t’a implementojnë atë, sepse dështimi nënkupton pasoja.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje