Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Partia Demokratike: Nuk respekton ligjin elektoral
Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili rrëzoi vendimin e KAS, ku vendosi që koalicioni PD-AN të shkojë në garën e 25 prillit me 153 kandidatë për deputetë.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso thekson se ky vendim i Kolegjit Zgjedhor nuk respekton ligjin elektoral, ndërsa shton se është i ndikuar qartësisht nga interesi i partisë në pushtet.
“Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për listën e deputetëve nuk është vendim që respekton ligjin elektoral. Ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet”, theksoi ai.
Por, pavarësisht këtij vendimi, z. Kaso shprehet se rezultati në fund të procesit zgjedhor do dëshmojë se opozita do jetë shumicë politike në vend.
“Jemi të keqardhur për këtë vendim që nuk i shërben ligjit dhe interesit publik, por ne besojmë se rezultati në fund të procesit zgjedhor do të tregojë se opozita është shumica politike në vend”, theksoi më tej Kaso.
Partia Demokratike thotë Kaso do ta respektojë këtë vendim pavarësisht se nuk është në përputhje me ligjin.
“Pavarësisht se vendimi i Kolegjit nuk është në përputhje me ligjin, ne do ta respektojmë atë dhe do të vazhdojmë betejën tonë për fitoren e zgjedhjeve në 25 Prill, për t’u sjellë shqiptarëve ndryshmin që duan dhe meritojnë”, shton ai.
Lexoni gjithashtu:
Kolegji shfuqizon vendimin e KAS, PD do të shkojë në zgjedhje me 153 kandidatë për deputetë
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës