“S’është show”- Eksperti “zbërthen” pretendimin e Turqisë për përplasjen Iran-Izrael
Eksperti në çështjet e Lindjes së Mesme, Leonard Seferi, është shprehur se ekziston një frikë për përshkallëzim të tensioneve pas përplasjeve Iran-Izrael.
Komentet Seferi i bëri në Euronews Albania, ku foli lidhur me pretendimet e Turqisë se përplasja mes dy vendeve në Lindjen e Mesme është thjeshtë një show i organizuar nga vetë ata.
Seferi tha se nuk besonte te pretendimi i Turqisë dhe shtoi se edhe nëse ky pretendim do të ishte i vërtetë, sërish ekziston frika dhe kërcënimi për rajonin e Lindjes së Mesme dhe për mbarë botën.
“Edhe vatrat e luftës në botë po shkojnë drejt rritjes. Edhe pse në pamje të parë ato po duken nën kontroll. Pra edhe SHBA-të kanë nevojë për një rehabilitim botëror dhe jo për përshkallëzim dhe për një përplasje Izrael-Iran, që mund të jetë katastrofike.
Lindja e Mesme ka qenë gjithmonë një fuçi baruti, ashtu si edhe Ballkani dhe historia ka treguar jo vetëm propabilitete, por ka patur edhe luftëra.
Dhe këto propabilitete mbeten në tryezë përderisa ajo pjesë përbëhet nga kombësi të ndryshme, etni të ndryshme, fe të ndryshme. Për sa kohë ka këtë diversitet të lartë dhe nga ana tjetër nuk është se klasifikohet për ndonjë zhvillim të madh ekonomik dhe vetëdija e njerëzve nuk është shumë e lartë, për të parandaluar diçka të tillë, pra janë të gatshme për t’u nxitur disa vatra.
Edhe sikur të jetë ashtu si mediat turke mëtojnë, është hera e parë që Irani godet drejtpërdrejt Izraelin. Edhe sikur të jetë ekzistenciale kjo hipotezë, pra që gjithçka po bëhet për show, është një farë frike, kërcënim për rajonin dhe pse jo edhe për botën”, tha Seferi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur