Durrës| Dita Botërore e Tokës, nxënës e studentë marshim me thasë mbetjesh plastike

20 Prill 2024 | 20:18

16 institucione arsimore të Durrësit, mes të cilave shkolla 9-vjeçare, të mesme dhe studentë të UAMD-së, u bënë bashkë në një aktivitet sensibilizues për mbrojtjen e ambjentit në kuadër të Ditës Botërore të Tokës.

Me pankarta dhe thasë me mbeturina plastike ndër duar, dhjetra nxënës, studentë, mësues e pedagogë u nisën paralelisht nga stacioni i trenit dhe shkolla “Olsi Lasko” për t’u takuar tek Ura e Dajlanit.

Marshimi vjen në një kohë, që mbrojtja e mjedisit është “temë e nxehtë” dhe një problem shqetësues për mbarë botën, prandaj nuk munguan as mesazhet sensibilizuese.

Ky është aksioni i 22-të i organizuar nga “RiverCleanUp Albania” gjatë të cilit u mblodhën rreth 600 kg mbeturina plastike.

Këto të fundit “pushtuan” bregdetin e Durrësit pak ditë më parë në një gjatësi prej 4 kilometrash, dëshmi kjo e rrezikut potencial që i kanoset mjedisit nga veprimtaria njerëzore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026