Mbytet trageti në Afrikën Qendrore, të paktën 58 të vdekur
Të paktën 58 persona u mbytën në Republikën e Afrikës Qendrore pasi një traget plot me pasagjerë u mbyt në lumin Mpoko, thanë sot dëshmitarët për Reuters.
Rreth 300 njerëz morën një traget prej druri për në funeralin përtej lumit Mpoko në kryeqytetin Bangui të premten, por anija shpejt filloi të shpërbëhej.
Të parët kanë reaguar peshkatarët vendas, para mbërritjes së ambulancës dhe ushtrisë.
Një peshkatar i përfshirë në shpëtim tha se të paktën 20 trupa u gjetën ndërsa prisnin që ushtria të mbërrinte.
“Kjo është një ditë e tmerrshme”, tha ky peshkatar për AP.
Numri i të vdekurve po rritet ndërsa ushtria merr përsipër operacionin e shpëtimit dhe kërkimit, thanë zyrtarët në Qendrën Spitalore Universitare Bangui.
Grupet e shoqërisë civile dhe partitë politike lokale dërguan ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale dhe kërkuan një hetim për mbytjen e anijes.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve