Orban: Në Evropë ka një humor lufte, Brukseli po “luan me zjarrin”
Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se politika e BE-së dominohet nga logjika e luftës, duke paralajmëruar se Brukseli “po luan me zjarrin” dhe se vorbulla e luftës mund ta tërheqë Evropën në rrënoja.
Orban shkroi në Facebook se ka një shumicë në BE që është në favor të luftës dhe se Perëndimi është në prag të dërgimit të trupave në Ukrainë.
“Ne hungarezët e dimë se si është lufta. Ne kemi qenë pjesë e saj mjaft herë. Jam i bindur se duhet të qëndrojmë larg kësaj lufte. Kjo nuk është lufta jonë. Ne nuk duam luftë dhe nuk duam që Hungaria të bëhet një Përsëri lodër e fuqive të mëdha, kjo është arsyeja pse ne duhet të qëndrojmë për paqen – në shtëpi, në Bruksel, në Uashington, në OKB dhe në NATO”, theksoi Orbán.
Sipas tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dëshiron të krijojë një mision NATO-Ukrainë.
Orban thekson se liderët evropianë tashmë kanë hyrë në luftë duke dërguar ndihmë ushtarake dhe financiare në Ukrainë dhe duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Kryeministri hungarez tregon se dërgimi i armëve dhe ndihmave financiare nuk e përmirëson situatën në Ukrainë, por vetëm e përkeqëson atë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë