Një ditë në terren me Erisa Xhixhon, beteja e ish-zv.ministres së Integrimit në njësinë 2 të Tiranës

14 Mars 2021 | 16:23

E renditur e dyta në listën e Tiranës nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho ka nisur fushatën në njësinë 2 në kryeqytet.

Takimet me banorët dhe bizneset në njësinë 2 janë të përditshme për ish-zv.ministren e Integrimit, e cila përcjell tek ta, programin e forcës politike që përfaqëson.

Në një intervistë për Euronews Albania, kandidatja për deputete tregon problematikat që kanë qytetarët në përditshmërinë e tyre.

“Gjendja është e mjerueshme. Padyshim që kriza e pandemisë e ka nxjerr edhe më qartazi mungesën e politikave të qarta ekonomike. Ajo që të bën të dëshpërohesh është shpresa e tyre për të ikur jashtë vendit, për ta gjetur diku tjetër të ardhmen e tyre”, thotë znj. Xhixho.

Për Erisa Xhixhon, edhe pse kushtet nuk janë të përshtatshme për të zhvilluar një fushatë normale, situata i ka ndihmuar për të qenë më pranë qytetarëve në grupe më te vogla.

“Është një fushatë e cila na ka çuar shtëpi më shtëpi, na ka çuar në çdo biznes. Na ka munguar edhe fushata që kemi bërë më përpara”, thotë ajo.

Si forcë politike që mbështetet nga të rinjtë, Xhixho tregon se ne programin me 5 pika në fokus është edhe kjo kategori.

“Edukim i lidhur me punësimin. Të rinjtë duhet t’i orientojmë drejt fushave të cilat mund të sjellin punësimin dhe një pagesë dinjitoze në momentin që ata bëhen pjesë e tregut të punës”, shprehet ish-deputetja e PS.

Në listën e Tiranës, Erisa Xhixho është e renditur e dyta pas Monika Kryemadhit. Këtë, Xhixho e shikon si një përgjegjësi për besimin që i është dhënë.

“Mendoj se është privilegj dhe një përgjegjësi shumë e madhe për mua për të përmbushur atë vlerësim”, përfundon znj. Xhixho.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026