A po bëhet Kina gati për luftë? Pekini nis riorganizim shumë të madh të ushtrisë

23 Prill 2024 | 10:03

Udhëheqësi kinez Xi Jinping ka urdhëruar riorganizimin më të madh të ushtrisë së vendit që nga viti 2015, duke përfshirë një rregullim të madh të departamentit të luftës kibernetike.

Kina do të mbyllë Forcën e Mbështetjes Strategjike, një degë e krijuar gati nëntë vjet më parë për të unifikuar dhe koordinuar më lehtë përpjekjet ushtarake në hapësirë, hapësirën kibernetike dhe luftën politike dhe elektronike, njoftoi agjencia shtetërore. Presidenti kinez  bëri thirrje për krijimin e një dege krejtësisht të re të ushtrisë të quajtur Forca Mbështetëse e Informacionit. Të gjitha departamentet ushtarake përgjegjëse për hapësirën dhe luftën kibernetike, më parë nën komandën e Forcave Mbështetëse Strategjike, do të forcohen dhe integrohen. Jinping  theksoi se dega e re e ushtrisë “do të ofrojë mbështetje kyçe në koordinimin e krijimit dhe përdorimit të hapësirës kibernetike dhe sistemeve të informacionit”.

Ky ristrukturim është pjesë e luftës së vazhdueshme për përparësi dhe ndikim global midis ekonomisë së dytë më të madhe në botë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe ndërsa hapësira mbetet një fushë beteje mjaft abstrakte, lufta kibernetike po shfaqet si një fushë beteje kryesore sot dhe në të ardhmen e afërt. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re e kanë akuzuar vazhdimisht Kinën për sponsorizimin e aktiviteteve dashakeqe nga hakerat që synojnë institucionet dhe proceset demokratike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael

Grupi militant libanez Hezbollah hodhi poshtë marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis qeverisë libaneze dhe Izraelit të mërkurën duke e cilësuar si një udhërrëfyes për...
16:53 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026