U arrestua rreth 2 muaj më parë në Durrës, lirohet “i forti” i Vlorës, “Çipuri”

23 Prill 2024 | 15:29

Armando Sulejmani, i njohur me nofkën Çipuri, është liruar nga qelia ditën e sotme, me vendim të Gjykatës së Apelit.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga vetë gjykata, ku thuhet se ndaj tij është lënë në fuqi vetëm masa “detyrim paraqitje”.

“Çipuri” u arrestua 2 muaj më parë nga Policia e Durrësit, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes” dhe “Mosbindjes ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Kujtojmë se “Çipuri” është një emër i njohur në botën e krimit në Vlorë, pasi njihet si anëtar i grupeve kriminale që kanë operuar prej kohësh në këtë qytet.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit:

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Policia gjyqësore, ka referuar se më datë 21.02.2024, rreth orës 20:30 gjatë patrullimit nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në lagjen Nr.15, Durrës në afërsi të universitetit është vëne re i ndaluar një automjet tip “ Mercedes- Benz” me targa AB…. Nga ana e shërbimit është bërë verifikimi i kësaj targe nga salla operative dhe ka rezultuar se kjo targë i përkiste një automjeti tip “Land Rover” e cila ishte denoncuar e vjedhur, drejtuesi i këtij automjeti është i dyshuar shtetasi me iniciale A.S, ku është bërë i mundur arrestimi i tij.

Mbi kërkesën e Prokurorisë Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, Deklarimin e Moskompetencës të Prokurorisë  së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për hetimin e procedimit penal të vitit 2024, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale A. S, i dyshuar për kryerjen e veprave penale  të “Vjedhjes” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të parashikuar nga nenet 134/2 dhe 242 të Kodi Penal

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 125, datë 24.02.2024, ka vendosur:

1.Të vleftësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S, i dyshuar  përkryerjen e veprës  penale “Vjedhja” të parashikuar nga neni 134/1dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 242 i K. Penal.

2.Të caktojë ndaj shtetasit A. S  masën e sigurimit personal “arrest me burg” me afat 2 muaj duke filluar nga data e sotme, më 24.02.2024 parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.

3.Një kopje e këtij vendimi i dërgohet Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  të Juridiksionit të Përgjithshëm  Durrës për zbatim.

4.Të shpallë moskompetencën e Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për hetimin e procedimit penal të vitit 2024.

5.Dërgimin e akteve të hetimeve paraprake të këtij procedimi për kompetencë hetimi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

6.Dërgimin e kësaj dosjeje gjyqësore Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Seksioni Penal.

Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim, personi nën hetim me iniciale A. S, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit.

Në përfundim të gjykimit, më datë 19.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Dritan Hasani, vendosi:

Miratimin e vendimit Nr. 125, datë 24.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në lidhje me vleftësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë.

-Mospranimin e ankimi të personit nën hetim A. S. lidhur me caktimin e masës së sigurimit.

Në vijim, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si gjykatë kompetente, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale A. S, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të parashikuar nga nenet 134/2 dhe 242 të Kodi Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr.  612 Akti, datë 08.03.2024, ka vendosur:

-Miratimin si të ligjshëm të arrestit ne flagrance për personin nën hetim A. S.

-Caktimin si masë sigurimi për personin nen hetim atë të “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr. Penale.

-Urdhërohet lirimi i personit nën hetim nëse ndaj tij nuk ka ndonjë masë tjetër sigurimi ose vendimi të formës së prerë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”.

Prokurori pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, z. Genti Xholi,  gjatë gjykimit, në seancë gjyqësore, hoqi dorë nga ankimi i ushtruar.

Në përfundim të gjykimit, më datë 03.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Dritan Hasani, vendosi:

– Mospranimin e ankimit të paraqitur nga prokurori kundër vendimit Nr.612 Akti, datë 08.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026