Gjysmëfinalet e kthimit në kupë, Osmani e Fagu optimist para sfidës
Kupa e Shqipërisë zhvillon të mërkurën dy ndeshjet e kthimit, të cilat luhet paralelisht në Air Albania të kryeqytetit dhe Loro Borici të Shkodrës.
Pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë, tek Tirana besojnë se mund ta përmbysin Kukësin edhe pse disavantazhi është 2 gola, ndërsa nuk e përjashton që sfida do të jetë e vështirë.
“Janë dy gola për tu përmbysur, skuadra ka besim që mund tja dalim, pasi është në lojë një trofe. Jemi 1 ndeshje larg finales. Do jetë e vështirë, pasi Kukësi ka rezultat komod, por ne kemi lojtarë me eksperiencë”, tha trajneri i Tiranës, Erbim Fagu.
Ndeshja e luajtur në Kukës u mbyll 2-0 në favor të vendësve, ndërsa kujtojmë se më herët verilindorët kanë eliminuar Partizanin. Me rezultat negative vjen dhe Vllaznia, që ndeshjen e parë e humbi në Rrogozhinë ndaj Egnatias me rezultat minimal. Dy ekipet që në kampionat renditen në krye përballen sërish të mërkurën dhe vetëm njëra do të kalojë më tej. Në kampin shkodran janë optimist, se kualifikimi mund të arrihet.
“Në klub jemi optimist dhe synojmë finalen, kemi kualitet për ta arritur atë”, tha Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë.
“Kemi humbur 1 me 0 në Rrogozhinë, Egnatia ka treguar formë të mirë, por e kujtojmë ndeshjen e fundit në Shkodër, jam i bindur me mbështetjen e tifozëve do ia dalim”, tha Bekim Balaj, kapiten e Vllaznisë.
Përballjet Tirana-Kukësi dhe Vllaznia-Egnatia luhen në orën 18, ndërsa ekipet fituese avancojnë në finale të kupës së Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy ditë përpara zgjedhjeve në Kosovë, nisin tensione në Mitrovicë
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit të “Rrugores” i vendoset thika në fyt, arrestohet autori
GJKKO nuk pranon kërkesën që Meta të dalë nga kafazi prej xhami në seancat gjyqësore
- 15:46 Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi, Macron dhe Merz kërkojnë konsensus për zgjerimin e Unionit
- 15:41 Vuçiç nga Mali i Zi: Serbia do shënojë përparim në rrugën e integrimit
- 15:35 Albulena Haxhiu nga Samiti në Tivat: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat
- 15:28 Dy ditë përpara zgjedhjeve në Kosovë, nisin tensione në Mitrovicë
- 14:54 Lumë njerëzish në lamtumirën e fundit të Enea Mekollit, Dëshmor i Atdheut (VIDEO)
- 14:45 Shakira dhe Burna Boy hapin Kupën e Botës 2026 në Mexico City me “Dai Dai”