Amnistia, 55 të dënuar lënë qelitë e burgut të Drenovës, 73 përfitojnë ulje dënimi
55 të dënuar pritet të lënë ditën e sotme qelitë e burgut të Drenovës ndërsa 73 persona të tjerë përfitojnë ulje të dënimit të tyre nga amnistia.
Burime të siguruara thanë se të dënuarit që lirohen dhe ata që përfitojnë ulje të dënimit kanë qenë të dënuar për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “vjedhje”, “dhunë në familje”, “dhënie ndihme i kalimit të paligjshëm të kufirit”, “vrasje”, “armëmbajtje pa leje”, “trafikimi i narkotikëve”.
73 të dënuar sipas të njëjtit burim përfitojnë ulje dënimi prej 18 muajsh nga dënimi i mbetur.
Nga burgu i Drenovës gjithashtu bëhet e ditur nëse nuk arrihet në kohë procedura e lirimit të 55 të dënuarve, procesi i lirimit të tyre do të vijojë ditën e enjte.
Në burgun e Drenovës janë 450 të dënuar dhe të paraburgosur për vepra të ndryshme penale. Nga këta, 140 janë të burgosur me dënim të formës së prerë, 55 prej të cilëve lirohen ditën e sotme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West