Dosja “Babale”, shtyhet gjyqi në Apel ndaj deputetit Ervin Salianji

24 Prill 2024 | 10:28

Është shtyrë për në 8 maj seanca në Gjykatën e Apelit për deputetin e PD Ervin Salianji dhe gazetarin Jetmir Olldashi lidhur me dosjen e ashtuquajtur ‘Babale’.

Gazetari Olldashi nuk u paraqit në seancë. Po ashtu, në Gjykatën e Apelit mungoi edhe deputeti i PD, Ervin Salianji dhe avokati i tij Ledio Braho.

Avokati i Salianjit kishte dorëzuar një kërkesë duke sqaruar se nuk mundej që të merrte pjesë në seancë për arsye shëndetësore. Avokati Braho kërkoi shtyrjen e seancën, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Seancën e kaluar Jetmir Olldashi bëri kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Eliba Bezat, por gjykata vendosi mospranimin e kërkesës.

Avokati i viktimës së veprës penale Geron Xhafa, av Ardian Visha tha: Për ne është e qëllimtë, kërkojmë të caktohet një avokat kryesisht që të mos ketë zvarritje të procesit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026