Juventus drejt trofeut të parë këtë sezon, kalon në finalen e Kupës
Humbja në Olimpico nuk ka aspak vlerë, Juventus avancon në finalen e kupës së Italisë, i cili është dhe objektivi i vetëm sezonal për bardhezinjtë. Skuadra e teknikut Massimiliano Allegri eliminoi në gjysmëfinale Lazion me rezultat total 3-2. Mbrëmjen e së martës u luajt ndeshja e kthimit, ku lacialët i mposhtën torinezët 2-1. Një lojë e luajtur më mirë nga skuadra e Tudor, që gjeti golin me Castellanos në minutën e 12-të. Fraksioni i parë u mbyll me vetëm një gol, ndërsa në të dytin po Castellanos dyfishoi shifrat në 2-0.
Teksa gjithçka u duk se do të shkonte në shtesë, ishte Milik, ku 7 minuta para fundit ngushtoi diferencën, por më tepër se kaq vulosi kualifikimin e bardhezinjve, të cilët presin në finale fituesin e ciftit Atalanta-Fiorentina.
Në Bergamo do të jepet bileta e dytë për stacionin e fundit të këtij kompeticioni, aty ku ekipi violë ka një avantazh prej një gol, atë të fitores në shtëpi ndaj Atalantës. Lajmi i mrië është se asnjëra prej skuadrave nuk ka mungesa për këtë duel, ndërsa bergamaskët cilësohen favoritë. Kujtojmë se të dyja përballjet gjatë këtij sezoni janë fituar nga Fiorentina, në kampionat 3-2 dhe gjysmëfinalen e parë të kupës 1-0.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta