Interi shpallet kampion i Italisë, gdhend yllin e dytë në fanellë
Nuk ka më histori, Interi është kampioni i Italisë në sezonin 2023-2024 duke siguruar matematikisht titullin pas fitores në derbin me Milanin. Një përballje në të cilën pritej më tepër nga kuqezinjtë, të betuar që rivalët hidtorikë të mos i lejonin të ngrinin titullin në ‘San Siro’, por skuadra e Piolit ishte e pafuqishme për ta bërë diçka të tillë edhe pse i pati rastet e shënimit.
Derbi i Madoninës u zhbllokua nga lojtari vendimtar i ndeshkeve vendimtare, Acerbi pas një gjuajtje të saktë me kokë në zonë.
Në nisje të fraksionit të dytë, zikaltrit do të lehtësonin edhe më tepër pozitat duke dyfishuar me Thuram. Kuqezinjtë do të reagonin 10 minuta para fundit me Tomorin, duke dhënë idenë e një ndeshje që mund të shkonte në barazim.
Në përfundim 3 kartona të kuq u akorduan nga gjyqtari 2 për Milanin konkretisht Hernandez e Calabria dhe në anën tjetër Dumfries. Kjo nuk pati më tej asnjë vlerë padi në San Siro shpërtheu festa zikaltër në titullin nr. 20 në histori, që përkthehet me yllin e dytë në fanellë. Një titull që merr më tepër vlerë kur e fiton ndaj rivalëve të përbetuar të qytetit, me Inzaghin që fiton trofeun e 6-të në dy sezone si zikaktër, ndërsa në anën tjetër Pioli e sheh veten thuajse i shkarkuar nga puna.
LEXONI GJITHASHTU:
- Reali mposht Barcelonën 3-2, Xavi akuza ndaj arbitrit pas sfidës
- “Ethet” e Premier League 5 javë para fundit, Arsenal rikthehet në krye
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë