“Sinjal i gabuar”, Kina kundërshton fuqishëm ndihmën e SHBA për Tajvanin
Kina kundërshton me vendosmëri paketën amerikane të ndihmës për sigurinë për Tajvanin në vlerë prej më shumë se tetë miliardë dollarësh, njoftoi Zyra e Çështjeve të Tajvanit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kinës.
Zëdhënësi i Zyrës tha se Pekini i bën thirrje SHBA-së të përmbushë detyrimin e saj për të mos mbështetur pavarësinë e rajonit kinez të Tajvanit, si dhe të ndalojë të gjitha llojet e armatosjes së tij, tha zëdhënësi i Zyrës.
Zëdhënësi theksoi se paketa e ndihmës amerikane për Taipei “dërgon sinjalin e gabuar për forcat separatiste që mbrojnë pavarësinë e Tajvanit”, të cilën, siç tha ai, Pekini e kundërshton me vendosmëri, raportoi Reuters.
Presidentja e rajonit të Tajvanit, Tsai Ing-wen, shprehu sot kënaqësinë e saj që Kongresi Amerikan miratoi një paketë ndihme për sigurinë për Taipein.
Sot në Taipei, Tsai u takua me delegacionin e Kongresit Amerikan.
Senati i SHBA miratoi një projekt-ligj që autorizon një paketë ndihme sigurie për Izraelin, Ukrainën dhe rajonin kinez të Tajvanit me një vlerë totale prej 95 miliardë dollarësh.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje