Vizita e Erdogan në SHBA, koloneli zbulon se çfarë do të diskutojë me Biden
Koloneli shqiptar Çlirim Toci në një intervistë për Euronews Albania, ka treguar arsyet se përse presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan do të takojë homologun e tij amerikan Joe Biden.
Ai theksoi se tre pikat për të cilat do të diskutojnë janë konflikti në Gaza, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe lufta kundër terrorizmit.
Mes tjerash ai tregoi se përse pati marrëveshje mes SHBA dhe Turqisë.
“Turqia për SHBA ka qenë një aleat shumë i rëndësishëm në NATO. Është fuqia e dytë ushtarake pas SHBA por njëkohësisht dhe një zë i fortë për Lindjen e Mesme. Ka pasur mosmarrëveshje të mëdha mes Ankarasë dhe SHBA jo vetëm për çështjen e avionëve F16, apo për përjashtmin e Turqisë nga programet e zhvillimit të avionëve F35. Kjo nisi kur Erdogan me vendimin e tij, vendosi që të blejë sistemet anti-raketore S500 që janë shumë të zhvilluara. Kjo u kundërshtua menjëherë nga SHBA.
Tre janë pikat e rëndësishme që do të diskutoj Erdogan me Biden, e para është konflikti në Gaza, e dyta është bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe e treta është lufta kundër terrorizmit. Vetë Erdogan e ka kritikuar administratën Biden pëe deklaratën që ata kanë thënë se do të jenë gjithmonë në mbështetje të Izraelit”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë