Tryeza për “Reformën Zgjedhore”, caktohet metodologjia dhe temat që do të trajtohen
Tryeza e formuar për Reformën Zgjedhore ka miratuar këtë të hënë metodologjinë, kalendarin dhe axhendën e punimeve, hapa këto që pritet t’i paraprijnë diskutimit të çështjeve për të miratuar më pas versionin përfundimtar të Kësaj reforme.
Palët politike kanë rënë dakord që Reforma Zgjedhore së bashku me adresimin e të gjithë rekomandimeve të OSBE-ODIHR, të përfundojë brenda 15 marsit të 2020.
Metodologjia e Reformës Zgjedhore, prioritetet, axhenda dhe organizimi i punës:
Reforma zgjedhore duhet të mbyllet brenda datës 15 mars 2020. Koha e shkurtër bën të domosdoshme që çështjet për debat të vendosen në rend prioritar me afate të qarta. Për këtë shërbejnë rekomandimet e ODIHR.
Kalendari i temave që duhen trajtuar nga grupi i katër përfaqësuesve politikë dhe ekspertët, sipas autorizimit nga Këshilli Politik, paraqiten si mëposhtë:
Parakusht që këto masa të jenë efikase, është krijimi i një fushe loje të barabartë nëpermjet zbatimit të plotë të parimit të “ndarjes së shtetit nga partitë politike” në përputhje me Angazhimin e OSBE-së të parashikuar nga paragrafi 5.4 i Dokumentit të Kopenhagenit.
Në mënyrë që reforma të konsiderohet si e suksesshme nga ODIHR, ajo duhet që të trajtojë sa më gjerësisht rekomandimet e ODIHR.
Disa çështje mund të kërkojnë më shumë kohë, si çështja e referendumeve dhe ligji për financimin e partive politike apo mund të prekin Kushtetutën dhe kërkojnë një debat më të gjerë apo rrugë miratimi tjetër.
Pavaresisht prioriteteve të shprehura nga palët, grupi i eksperteve duhet të fillojë menjëherë nga puna për çështjet për të cilat palët bien dakord se duhen trajtuar me prioritet në mënyrë të menjëhershme, ndërkohë që çështjet e tjera mbeten për t’u diskutuar më tej në nivel politik në Këshillin Politik dhe/ose grupin katërsh të përfaqesuesve politikë.
Temat dhe afatet:
Propozime per parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, përfshirë masa për rolin e policisë, prokurorisë dhe gjykateve në procesin zgjedhor kundër shitblerjes së votës, presionit mbi zgjedhesit dhe administraten, cenimit të sekretit dhe lirisë së votës dhe abuzimi me burimet shteterore:
10 shkurt 2020
Propozime për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje.
20 shkurt 2020
Propozime për financimin e fushatës zgjedhore, si dhe financimin e partive politike jashtë fushatës.
15 shkurt 2020
Propozime në lidhje me përgatitjen e listave të zgjedhësve, pajisjen me karta ID, si dhe parandalimin e votimit fiktiv të emigrantëve.
5 shkurt 2020
Propozime për rolin e mediave në fushatë.
15 shkurt 2020
Propozime për parandalimin e abuzimit me burimet shtetërore dhe administratën publike në periudhën zgjedhore.
15 shkurt 2020
Propozimet mbi paanshmërinë e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet
1 mars 2020
Propozime për sistemin e ankimimeve gjyqësore dhe administrative
25 shkurt 2020
Propozime për sistemin zgjedhor.
10 mars 2020
Propozime për votimin nga jashtë vendit.
1 mars 2020
Çështjet që lidhen me barazitë gjinore, regjistrimin e subjekteve, periudhën zgjedhore
3 shkurt 2020
Çeështje të tjera teknike që reflektojnë ndryshimet e imponuara nga pikat e mësiperme
15 mars 2020
Ekspertët e Komisionit të Reformës Zgjedhore kanë hartuar draftet për një pjesë të madhe të cështjeve të parashikuara në kalendar por që nuk reflektojnë komentet dhe propozimet e opozitës jashtëparlamentare apo që nuk janë dakordesuar me të.
Për këtë qellim për të gjitha çështjet në kalendar përfaqësusesit e opozitës jashtë-parlamentare duhet të sjellin propozimet në formë të drafteve ligjore dhe zgjidhjeve alternative të mundshme dhe në përputhje me standarded e ODHIR për zgjedhje të lira e të ndershme. Në këtë aspekt duhet shfrytëzuar puna e bërë në draftim deri më sot nga ekspertet e opozitës.
Për çështjet që do të ketë dakordësi të plotë dhe të përgatitura në nivel teksti ligjor të dakordësuar, draftet do të dërgohen për opinion paraprak tek ODHIR.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq