Ndotja në Lumin Shkumbin, stina e pranverës sjell mbetje urbane nga reshjet e shiut
Lumi Shkumbin vijon të shfaqë një pamje të shëmtuar përgjatë rrjedhës së tij si pasojë e mbetjeve urbane që depozitohen nga dora e njeriut.
Edhe pse në këtë sezon të nisjes së pranverës, përgjatë gjithë shtrirjes së tij, duhet të mbizotëronte gjelbërimi, sërish lugina e Lumit Shkumbin sipas specialistëve të mjedisit mbetet e sëmurë dhe përveç pamjes, sjell edhe dëme në shëndetin e njeriut.
“Për fat të keq ne vazhdojmë të jemi në të njejtat ujëra, por të turbulla e të ndotura që nuk na bën nder e nuk na ndihmon për një jetë normale. 01:10 Këtu është ne lojë shendeti i njerzve, dhe dihet që nga ujrat e ndotur ka ndikim për keq tek çdo qytetar. Pasi ujrat shkojnë për ujitje tani në verë, tek perimet e perimet na kthehen ne me ndotjen që kanë ato”, tha Ahmet Mehmeti nga Klubi Ekologjik.
Ujërat industrialë i shkaktojnë lumit dëmin më të madh, por edhe mbetjet urbane nuk mbeten pas.
“Lumi Shkumbin është një lum i sëmurë e kam thënë disa herë edhe po të shikosh atje në gryqderdhjen e fundit ë, atje është një faqezezë. Nuk shikohet, bregu i detit është zenë me mbeturina, vazhdon të jetë njëlloj, njëlloj siç ka qenë ne vitet e tjera”, tha Ahmet Mehmeti, Ambientalist i Klubit Ekologjik.
Hedhja e mbeturinave në përrenjt e fshatrave, me vërshimin e shirave të pranverës, I mbledh ato në bregun e lumit e më pas depozitohen në det duke na dhënë një pasqyrë të katastrofës mjedisore që deti Adriatik ofroi pak ditë më parë.
Lumi Shkumbin, 181 kilometra i gjatë, buron në malin e Valamarës me ujra të kristalta dhe të pandotura. Por, gjithçka ndryshon në grykëderdhjen në detin Adriatik, ku mbeturinat dhe ujrat e zeza po shkatërrojnë ekosistemin.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh