Kryeministri i Spanjës drejt dorëheqjes, shkak akuzat për korrupsion ndaj gruas
Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez është shprehur se mund të jap dorëheqjen pasi gruaja e tij akuzohet për korrupsion.
Një hetim gjyqësor u nis të mërkurën pas akuzave nga një platformë e krahut të djathtë se bashkëshortja e kryeministrit përdori pozicionin e saj për të ndikuar në marrëveshjet e biznesit. Lideri socialist i ka mohuar akuzat.
Në një letër të postuar në rrjetin social X, Sánchez u shpreh se po anulon axhendën e tij publike deri të hënën kur do të njoftojë nëse do të vazhdojë apo do të largohet.
“Më duhet të ndalem dhe të reflektoj, Më duhet t’i përgjigjem pyetjes nëse ia vlen të vazhdoj, duke pasur parasysh gropën e baltës që e djathta ekstreme kanë nxjerrë në politikën sonë, nëse duhet të vazhdoj në krye të qeverisë apo të heq dorë.” shkroi Sanchez
52-vjeçari ka qenë kryeministër i Spanjës që nga viti 2018. Ai ishte në gjendje të formonte një qeveri të re të koalicionit të majtë në nëntor për të filluar një mandat tjetër katërvjeçar. Ai është një nga udhëheqësit socialistë më jetëgjatë në Evropë.
LEXONI GJITHASHTU:
Zelenskyy mbërrin në Turqi: Punë e rëndësishme na pret në Ankara
“Është një mik dhe një lider i respektuar”! Samiti i NATO-s, Trump: Po shkoj në Ankara për shkak të Erdoganit
Goditet një anije në Ngushticën e Hormuzit, Irani: Nuk ka bisedime nëse Trump nuk ndalon kërcënimet
- 12:37 Xhafa kritikon Bogdanin në Komision: KLP hallka më e dobët e drejtësisë, mos bëni qoka me vakancat
- 12:33 Kërkojnë 1 milion euro dëmshpërblim, 8 personat e përgjuar të aferës “Predatorgate” padisin Intellexa
- 12:25 Zelenskyy mbërrin në Turqi: Punë e rëndësishme na pret në Ankara
- 12:13 Gjyqi i Veliaj, Ajola Xoxa kërkoj pezullimin e procesit! Gjykata rrëzon kërkesën
- 12:11 E dashura e Haaland: Në fillim më pëlqeu shoku i tij, por ndryshova mendje
- 12:09 Dhunimi i të miturës nga shoqet, Prokuroria Fier nis hetimet. Bën thirrje për mos publikimin e pamjeve