SHBA dhe 17 vende të tjera i bënë thirrje Hamasit që të lirojë pengjet

26 Prill 2024 | 08:22

Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë që grupi militant palestinez të pranojë një marrëveshje të propozuar armëpushimi me Izraelin dhe të lirojë menjëherë pengjet.

Marrëveshja e ofruar do të mundësonte një armëpushim të menjëhershëm në Gazë, do të lehtësonte rritjen e ndihmave humanitare për Gazën dhe do të çonte në përfundimin e luftimeve, shkruajnë ata në një deklaratë.

“Banorët e Gazës do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë dhe tokat e tyre ndërsa paraprakisht do të bëheshin përgatitje për të siguruar strehim dhe kushte humanitare”, thuhet në deklaratë.

Përveç Shteteve të Bashkuara, 17 vendet e tjera janë Argjentina, Austria, Brazili, Bullgaria, Kanadaja, Kolumbia, Danimarka, Franca, Gjermania, Hungaria, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Spanja, Tajlanda dhe Mbretëria e Bashkuar.

Hamasi e ka refuzuar marrëveshjen që do të mundësonte një armëpushim të menjëhershëm në Gazë në këmbim të lirimit të grave, të plagosurve, të moshuarve dhe pengjeve të sëmurë, tha gjatë një konference për shtypin të enjten një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden. Megjithatë, ai tha se ka sinjale nga grupi që sugjerojnë se ata janë ende duke e shqyrtuar atë.

Raporte të ndryshme sugjerojnë se Hamasi po kërkon një armëpushim të plotë, tërheqje të plotë të trupave të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nga Rripi i Gazës. Ata gjithashtu duan rritje të ndihmës humanitare dhe kthimin e plotë të banorëve të Gazës të zhvendosur në veri. Grupi i shpallur si organizatë terroriste nga Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian thotë se Izraeli nuk po i lejon banorët e Gazës të kthehen në shtëpi pasi IDF nuk është tërhequr nga pjesa qëndrore e Gazës.

Zyrtari tha se marrëveshja që i ofrohet Hamasit lejon “kthimin e pakufizuar” të palestinezëve në pjesën veriore të territorit dhe përfshin dispozita për dërgimin e një misioni të Kombeve të Bashkuara për të siguruar strehim dhe ndihmë “gjatë javëve të para të armëpushimit” për popullsinë që kthehet në veri.

Deklarata pason publikimin e një videoje nga Hamasi të mërkurën që tregon pengun izraelito-amerikan Hersh Goldberg-Polin. Videoja duket të jetë prova e parë që 24-vjeçari i mbijetoi një dëmtimi të rëndë gjatë kapjes së tij më 7 tetor në festivalin Nova, gjatë sulmit të Hamasit në Izrael që vrau 1200 njerëz.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026