“Qebapi” turk kërkon statusin e mbrojtur në BE, priten ankesa nga “gjiroja” greke

26 Prill 2024 | 12:52

Turqia ka aplikuar në Bashkimin Evropian për t’i dhënë pjatën e saj më të famshme, doner kebab, statusin e mbrojtur që gëzon tashmë pica napolitane dhe hamon serrano e Spanjës.

Termi vjen nga folja “donmek”, që do të thotë “të kthesh”, ndërsa shumica e evropianëve e quajnë thjesht qebap. Megjithatë, Turqia tani dëshiron ta regjistrojë këtë pjatë me emrin döner në Evropë, në mënyrë që vetëm ata prodhues që respektojnë metodën e regjistruar të prodhimit dhe specifikimet e produktit mund ta përdorin atë.

Nëse BE-ja pranon kërkesën e Turqisë, kjo do të thotë se fjala döner mund të nënkuptojë vetëm shpatullat e mëdha të viçit dhe qengjit “të prera horizontalisht në bërxolla 3-5 mm të trasha”, ndërsa bërxollat ​​e pulës mund të jenë 1-2 cm të trasha, në varësi të llojit të shpendëve.

Në rast se kërkesa pranohet mund të priten ankesa nga fqinji i ngushtë dhe rivali i vjetër kulturor në të gjithë Egjeun.

“Pohohet se Greqia ishte vendi i parë në Evropë ku doneri u prezantua gjatë shkëmbimit të popullsisë midis Turqisë dhe Greqisë në vitin 1922. Në Greqi quhej gjyros”, sipas aplikimeve të Turqisë.

Konsultimet, të cilat tashmë kanë filluar, do të zgjasin tre muaj dhe gjatë kësaj periudhe disa vende mund të sfidojnë regjistrimin duke ngritur çështje të pronësisë intelektuale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026