Aplikoi për kredi në emër të një personi tjetër, arrestohet 34-vjeçari

26 Prill 2024 | 14:24

Policia e Dibrës njofton se ka arrestuar dhe një 35-vjeçar, i cili ka aplikuar për të marrë një kredi, në emër të një personi tjetër. 35-vjeçari me inicialet I.L., u praqit në ambientet e degës së postës në Peshkopi dhe aplekoi për marrjen e kredisë në emër të një personi tjetër.

Procedimi penal nisi dhe ndaj punonjëses së Degës Postare, e cila pranoi aplikimin, pa kryer procedurat e identifikimit të aplikuesit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.

“Drejtoria Vendore e Policisë Dibër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. L., 35 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ka aplikuar pranë Degës Postare Peshkopi, në emër të një shtetasi tjetër, me qëllim përfitimin e një kredie pranë një shoqërie financiare. Në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal edhe për shtetasen I. K., 34 vjeçe, punonjëse e Degës Postare, pasi ka pranuar aplikimin, pa kryer procedurat e identifikimit të aplikuesit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për vjedhje në Durrës është arrestuar gjithashtu  këtë të premte nga policia e Dibrës.

“Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ndaloi shtetasin A. I., 34 vjeç, banues në Peshkopi, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026