Kurti thirrje Gjermanisë ta përkrahë Kosovën për anëtarësimin final në KiE

26 Prill 2024 | 14:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për një vizitë në Gjermani. Zyra për Media e kryeministrisë ka njoftuar për takimet që kreu i qeverisë kosovare ka zhvilluar në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Gjermani.

I shoqëruar nga zv.ministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti dhe ambasadori i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, kryeministri Kurti është takuar sot me përfaqësues politikë dhe deputetë të Bundestagut nga Partia Socialdemokrate, Bashkimi Demokristian, Partia e Gjelbër dhe Partia e Lirë Demokratike.

“Takimet i filloi me Dr. Rolf Mützenich, deputetin dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të SPD-së. Kryeministri e falënderoi atë për ftesën që të marrë pjesë në ngjarjen e organizuar mbrëmë nga SPD në shënim të 75-vjetorit të Këshillit të Evropës.Ndërkaq në një drekë pune takoi deputetët Michael Roth (SPD), Andreas Schëarz (SPD), Knut Abraham, (CDU), Michael Brand (CDU), Jürgen Hardt (CDU), Volkmar Klein (CDU), Volker Ulrich (CDU), Philip Krämer (Grüne), Max Lucks (Grüne), Boris Mijatovic (Grüne), Ulrich Lechte (FDP) dhe Thomas Hacker (FDP)”, thuhet në njoftim.

ZKM bën të ditur se temë kryesore e këtyre bashkëbisedimeve ka qenë aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe rruga drejt anëtarësimit të plotë në KiE.

Kurti iu ka bërë thirrje deputetëve gjermanë dhe qeverisë gjermane që të vazhdojnë të përkrahin Kosovën në hapin e fundit të anëtarësimit në Këshill të Evropës bazuar në opinionin e raportueses Dora Bakoyannis.

“Krahas mirënjohës për mbështetjen e deritanishme ndaj vendit tonë, kryeministri Kurti u bëri thirrje deputetëve gjermanë dhe qeverisë gjermane që të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën edhe në hapin e fundit, mbi bazën e opinionit të raportueses Dora Bakoyannis, votës historike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill dhe regjistrit të kornizës ligjore, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026