Risi teknologjike në QSUT, aparaturë joinvazive për matjen e oksigjenimit të trurit
Mjekët, anestezistë, ekspertë dhe studentë të shkencave mjekësore janë bërë së bashku në konferencën e 17 kombëtare dhe të 1 në nivel ndërkombëtar të organizuar nga Shoqata Shqiptare e Anestezi-Reanimacionit në kryeqytet.
Risi e këtij eventi, ishte demonstrimi live i operacionit të arteries së karotides që shërbimi i kirurgjisë vaskulare nën drejtimin e profesor Sokol Xhepës po kryente në kohë reale, duke përdorur oksimetrinë cerebrale joninvazive për monitorimin e oksigjenimit të trurit përgjatë gjithë interventit.
Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Anestezi-Reanimacionit, Saimir Kuçi theksoi se kjo teknikë synohet të kthehet në një rutinë.
“Është një teknologji e re që ne duam ta fusim rutinë në QSUT pikërisht për të minimizuar riskun e komplikacioneve cerebrale, infarktet ose probleme të ndryshme cerebrale gjatë interventit. Kjo teknikë në ditët e sotme i kthen operacionit dhe kirurgjinë vaskulare në operacione me risk operator të ulët dhe jep më shumë safe për pacientin”,- Saimir Kuçi .
Nga salla e operacionit në QSUT , në sallën e konferencave mjekët komunikuan mes tyre për rëndësinë e kësaj aparature joinvazive për matjen e oksigjenimit të trurit.
“Më parë këto pacientë i mbanim në monitorim në terapi intensive
“jemi duke ecur mirë, por dhe për komoditetin e pacientit dhe uljen e ditë qëndrimit spitalor”
“Kjo është një teknologji jo invazive, në qoftë se ne përpara përdorim matjen e presionit intravaskulare kur klampohet arteria karotide, kjo është një teknik e thjeshte me vendosjen e pulave në ballë dhe shikohet si oksigjenohet truri, n.q.s. ka probleme ne ndërhymë, njëkohësisht ndryshon dhe strategjia e teknikës operatore”,-tha Saimir Kuçi.
Ashtu siç u demonstrua që në nisje, të pranishmit në sallë ndoqën të gjithë operacionin deri në përfundim të tij me sukses.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia