“Terezi e kena vu, 2 rrugë 300 arka”, SPAK zbardh bisedat në Signal

27 Prill 2024 | 13:20

Euronews Albania siguron dosjen hetimore për serat me kanabis në Berat. SPAK ka arritur të zbardh bisedat mes anëtareve të grupit kriminal në platformat “Signal”.

“Terezi e këna vu , 2 rrugë 300 arka, i musha unë, kur i qëndrojmë te koka punës shkon çdo gjë në rregull”- janë disa nga bisedat që kanë komunikuar anëtarët e grupit.

“Flaka OTR”, “daja”, “ rrushi “, “samo” “TBA”, “Sadii” , “ Sxx” janë disa nga nofkat që  sipas Prokurorise së Posaçme komunikojnë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Shikohet se disa prej tyre përdornin numra të huaj si anglez dhe malazezë. Këto numra i aktivizonin me qëllim aksesin në këto aplikacione

Nga zbërthimi i tyre është provuar dhe roli i personave të përfshirë. Sipas prokurorisë Sadetin Hasaj ishte personi më aktiv në këtë aktivitet, ku më pas orientonte edhe shokët e tij, për ti dërguar ushqime, veshje, cigare si dhe mjete të tjera 95 grave që punonin në serat e ngritura ne fshatin Rërëz qarku berat

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 6 personat e arrestuar si anëtar të grupit të strukturuar kriminal, të cilët kishin ngritur serat me kanabis të zbuluara në fshatin Rërëz të Beratit dy vite më parë.

Gjykata ka lënë në burg Sadetin Hasaj, Lulezim Bushataj, Mustaf Manej, Suad Smakaj, Arben Vrapi, Adiol Çifliku. Për të kultivuar kanabisin në 4 sera të mbyllura me plastmas, ishin punësuar 95 gra

Operacioni u ndërmor më 10 nëntor 2022, gjatë të cilit u kap një sasi prej 870 kg kanabis si dhe u arrestuan 11 persona. Dy vite më pas me kërkesë të SPAK, GJKKO firmosi më 22 prill 2024 caktimin e masës së sigurisë personale “arrest në burg” për 9 persona.

LEXONI GJTHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026