Fshihej në banesën e Ardian Çapjas, arrestohet një person në Elbasan
Vijon operacioni policor i koduar “Krasta 2021”.
Policia e Elbasanit bën me dije se në banesën e Ardian Çapjas është arrestuar Ardi Çekani, i cili qëndronte aty në fshehtësi.
Ky i fundit është dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Në momentin e kapjes, Ardi Çekanit iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike, kanabis.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit Çapja, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.
Mëngjesin e djeshme, Policia e Elbasanit së bashku me forcat RENEA arrestuan 53-vjeçarin Ardian Çapja, një ndër krerët e bandave kriminale që veprojnë në Elbasan dhe është shpallur në kërkim Florenc Çapjan, 40-vjeç, nipi i tij.
Të dy personat janë të dyshuar si autorë të vrasjes së Gentian e Nezir Beqirit, babë e bir, ngjarje kjo që ndodhi në vitin 2012.
Lexoni gjithashtu:
Nën akuzë për vrasje, arrestohet Ardian Çapja, shpallet në kërkim Florenc Çapja
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania