Kievi: Telegrami ka bllokuar programet e inteligjencës ukrainase

29 Prill 2024 | 10:10

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (HUR) thotë se platforma e mesazheve Telegram ka bllokuar një numër të “bot”-ëve zyrtarë të saj, përfshirë “chatbot”-in e inteligjencës ukrainase.

“Bot”-ët janë aplikacione softuerike, të programuara për të kryer detyra të caktuara, ndërsa “chatbot”-ët, në nivelin më bazik, janë programe të krijuara për të imituar bisedat që zhvillohen mes njerëzve, përmes ndërveprimit me tekst apo me zë.

“Sot, menaxhmenti i platformës Telegram bllokoi në mënyrë të paarsyeshme një numër të ‘bot’-ëve zyrtarë që kundërshtonin agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë ‘bot’-in kryesor të inteligjencës”, njoftoi HUR në Telegram, herët më 29 prill, shkruan REL.

HUR shtoi se kjo është në kundërshtim me “rregullat” dhe deklaratat publike” nga menaxhmenti i Telegram-it.

“Me gjithë bllokimin e ‘bot’-it tonë, të dhënat tuaja personale janë të sigurta”, tha HUR.

Lidhur me këtë nuk ka pasur asnjë reagim të menjëhershëm nga Telegram.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026