Trafik droge me “Telegram”, një grup ndërkombëtar sjell në Shqipëri lëndë narkotike

15 Prill 2024 | 16:26

Aplikacioni Telegram është bërë sërish, pjesë e aktiviteteve të jashtëligjshme. Në një ndër qindra grupe është dhe ai i shpërndarjes së drogës, me postë.

I titulluar “Worldwide Connection” shoqëruar me një flamur gjerman, shtetas shqiptarë, që jetojnë brenda ose jashtë vendit, mund të porosisin sasi të ndryshme të lëndëve narkotike.

Mjafton të japin të dhënat e tyre dhe pagesën e kryejnë online. Më pas pakoja u vjen në shtëpi nga kompani private të shpërndarjes duke kaluar të gjitha filtrat e sigurisë.

Ky grup ja ka dalë të kalojë dhe skanerët e policisë, falë metodave për të fshehur pakot me kokainë.

Kërkesat janë të larta, duke qenë një nga mënyra më të sigurta. Mbërritja e pakos mund të vonojë deri në 2 javë.

Ekspertet e IT thonë se kjo mënyrë e re është e pamundur të kuptohet nga rrjeti social Telegram, pasi vetë politika e këtij të fundit, janë të ndërtuara në mënyrë të tillë që të mos bëhet pjesë e bisedave të përdoruesve.

“Telegrami pikë të fortë ka pjesën që thotë ne jemi transparentë, ne nuk dimë se çfarw bëni juve dhe i gjithë faji bie mbi atë që përdor shërbimin…Kompania në vetvete nuk ka sesi ta diktojë, të gjejë togfjalëshin ose të dedektojë imazhe”, thotë  Ergest Nako, ekspert It.

E vetmja mundësi është denoncimi në polici nga një përdorues, në mënyrë që organet ligjzbatuese të vihen në dijeni.

Në këtë grup, përveç lëndëve narkotike, shpërndahen para false si dhe para virtuale ose të njohura ndryshe si bitcoin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026